E rëndë/ Donte djalë, i pret barkun me drapër gruas shtatzënë

E rëndë/ Donte djalë, i pret barkun me drapër gruas shtatzënë

10:45, 23/09/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e ndodhur në rrethin Badaun të Indisë ka shkaktuar shumë reagime dhe po bën xhiron e  botës.

Bëhet fjalë për një krim në familje.

Një burrë, ka prerë me drapër barkun e bashkëshortes shtatzënë.

Sipas familjarëve, dyshohet ta ketë bërë këtë ngaqë donte të shikonte gjininë e foshnjës.

"Unë kam pesë vajza, një nga djemtë e mi ka vdekur. Unë e di që fëmijët janë dhurata e Zotit. Tani çfarëdo që të ndodhë, do të ndodhë", u shpreh ai.

Sipas tij, ai nuk  kishte qëllim ta dëmtonte të shoqen .

Policia, raportoi se gjendja e gruas është e qëndrueshme dhe është shtruar në një spital në Delhi.

Por ajo çfarë motra e saj tha për mediat lokale ishte tronditëse, pasi ajo tregoi se çifti ziheshin vazhdimisht pasi nuk kishin një djalë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco