Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Anthony Fauci: Pandemia e Covid 19 do të mbarojë në vitin 2021

Anthony Fauci: Pandemia e Covid 19 do të mbarojë në vitin 2021

10:10, 23/09/2020
A+ Aa A-

Shefi i qendrës për sëmundjet infektive në SHBA, Anthony Fauci, konfirmoi faktin se normaliteti i para epidemisë do të mund t’i rikthehet botës vetëm në fund të vitit të ardhshëm.

“Jam optimist për vaksinën që do të gjendet në kohën e parashikuar dhe do mund t’i rikthejmë normalitetin dhe qetësinë mendore të gjithë popujve para krishtlindjeve të ardhshme”, u tha ai gazetarëve.

“Por, nëse qytetarët do vijojnë të sillen në mënyrë të papërgjegjshme, kjo situatë do të zgjasë”, vijoi ai, duke bërë thirrje që të ruajmë qetësinë dhe të respektojmë masat.

Fauci tha se ai pret që një vaksinë kundër koronavirusit të ri do të jetë gati deri në fund të vitit 2020. Por ai shpjegoi se, pasi të krijohet një vaksinë, do të duhet kohë për të bërë dhe shpërndarë doza të mjaftueshme për të vaksinuar qindra miliona njerëz që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, situata aktuale në botë nuk është aspak e qetë, duke parë rastet e reja të infeksioneve. Në disa shtete janë marrë vendime për vendosjen e masave më të rrepta, siç është rasti i Britanisë së Madhe, një ditë më parë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco