Zgjidhet misteri i mbytjes së Titanikut?

Zgjidhet misteri i mbytjes së Titanikut?

10:07, 23/09/2020
A+ Aa A-

BILD

Edhe më shumë se 100 vite pas mbytjes, shkencëtarët vazhdojnë të studiojnë për dramën që rrethon Titanikun. 1514 njerëz humbën jetën pasi anija u përplas me një ajsberg.

Ndoshta dritat e veriut (aurora polare) kanë luajtur një rol.

Të mbijetuarit kanë raportuar se natën e 15 prillit 1912, në qiell mund të shiheshin drita të forta jeshile.

Dritat polare krijohen kur thërrmijat e karikuara me energji përplasen me shtresën e sipërme të atmoferës së tokës. Atje stimulojnë molekulat e oksigjenit dhe nitrogjenit, që nisin të shkëlqejnë.

Sipas NASA-s, këto thërrmija të karikuara mund të ndërhyjnë me sinjalet elektrike dhe magnetike, duke shkaktuar probleme. LiveScience, një faqe e specializuar për shkencën, shkruan: “Një stuhi solare, e quajtur edhe stuhi gjeomagnetike, është mjaftueshëm e fortë për të krijuar probleme te pajisjet e orientimit dhe komunikimit të Titanikut dhe anijeve pranë, që mund të kenë tentuar të ndihmojnë”.

Revista është bazuar te një studim nga ekspertja Mila Zinkova. Ajo thotë se edhe një turbulencë e vogël mund të jetë e mjaftueshme për të rrënuar Titanikun.

Stuhia magnetike mund të ketë shkaktuar probleme te busulla e Tittanikut. Një devijim prej vetëm 0.5 gradë do ishte i mjaftueshëm për të vendosur anijen në kursin e përplasjes fatale me ajsbergun, thotë Zinkova.

Sinjalet e radios edhe në anijet e tjera thuhet se u ‘çmendën’ fare atë natë të akullt. Studiuesja thotë: “Sinjalet SOS që Titaniku dërgoi te anijet e afërta nuk u dëgjuan”.

Që dritat e veriut ishin shkaku i vërtetë i fundosjes së Titanikut, kjo nuk është vërtetuar mjaftueshëm me këtë studim. Por kjo mund të jetë një qasje interesante për shkencëtarët e tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/09/2020 14:32

Nuk keni ndonjë gjë tjetër me se të merreni?

Shto koment

Denonco