India, Brazili dhe Meksika raportojnë rreth 2500 viktima në 24 orët e fundit nga Covid 19

India, Brazili dhe Meksika raportojnë rreth 2500 viktima në 24 orët e fundit nga Covid 19

10:02, 23/09/2020
A+ Aa A-

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.086 vdekje, në Brazil 836 ndërsa në Meksikë 651

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë thuhet se me 1.086 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 90.021.

Në Indi, në 24 orët e fundit janë shënuar 83.347 raste të reja duke e rritur numrin e rasteve në 5.646.010.

Ndërsa numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 4.587.613.

Sipas faqes së internetit "Ëorldometer", India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Brazil

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 33.536 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 4.591.604 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 138.108 me 836 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është më i prekuri në vend nga pandemia me 945.422 raste dhe 34.266 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.945.627.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si "epiqendra e pandemisë" në Amerikën Latine.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 651 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 74.348. Ndërkaq, me 4.683 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 705.263.

Deri më tani, në vend janë shëruar 506.732 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco