Japonia ndërton robotin gjigant, i ngjashëm me atë në serialin Mobile Suit Gundam.

Japonia ndërton robotin gjigant, i ngjashëm me atë në serialin Mobile Suit Gundam.

09:50, 23/09/2020
A+ Aa A-

Pas shumë viteve punë dhe përkushtim është ndërtuar në Japoni roboti Gundam. Ky është modeluar dhe projektuar sipas modelit të serialit jashtëzakonisht i njohur i viteve 1970 Mobile Suit Gundam.

Kjo makineri gjigante që është 18 metra e gjatë dhe peshon plot 25 tonë është futur vetë në shtëpinë e saj të projektimit në  qytetin port të Yokohama.

Image

 Prezantimi i humanoid do të bëhej në pjesë qendrore të Gundam Factory Yokohama , në jug të Tokios, më 1 tetor, por pandemia e virusit e ka penguar shfaqjen zyrtare të robotit .

Inxhinierët përgatiten me përpikmëri të gjitha pjesët e robotit në mënyrë që çdo gjë të ishte në perfeksion, ndërsa sot ai është I aftë të lëvizë dhe të ulet në gjunjë, drejtuesit e kësaj vepre të jashtëzakonshme kanë kërkuar falje që nuk mundet ta shfaqin robotin në datën e caktuar.

“Ne ju kërkojmë falje të gjithë njerëzve që prisnin hapjen dhe shfaqen madhështore të robotit por, kërkojmë mirëkuptimin tuaj pasi pandemia e Covid 19 I ka vështirësuar gjërat dhe parësore është siguria e secilit nga ne.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco