Macron: Nuk do ta tolerojmë përdorimin e armëve kimike në Europë

Macron: Nuk do ta tolerojmë përdorimin e armëve kimike në Europë

08:32, 23/09/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kërkuar shpjegim nga Rusia rreth helmimit të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

“Ne nuk do të tolerojmë përdorimin e armëve kimike në Europë, në Rusi ose në Siri,” tha Macron ditën e parë të Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së në 22 shtator.

“Kjo çështje duhet të sqarohet shpejt, në të kundërt ne do t’i zbatojmë linjat tona të kuqe”, u shpreh ai, ndërsa Kremlini ka mohuar të jetë përfshirë në këtë rast.

Navalny, një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin, u sëmur më 20 gusht gjatë një udhëtimi me aeroplan, duke udhëtuar nga Siberia në Moskë. Aeroplani është detyruar të bëjë ulje emergjente, në mënyrë që ai të dërgohet në spital.

Pas spitalit siberian, ai është transferuar në një spital në Berlin, ndërkohë qeveria gjermane deklaroi se testet e kryera nga mostrat e marra prej liderit opozitar, Aleksei Navalny, kanë treguar prezencë të agjentit nervor, Novichok.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco