COVID: Numri i të vdekurve në SHBA kalon 200,000

COVID: Numri i të vdekurve në SHBA kalon 200,000

08:05, 23/09/2020
A+ Aa A-

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA ka kaluar 200,000, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins (JHU). Më shumë se 6.8 milionë njerëz dihet se janë infektuar në SHBA., më shumë se në çdo vend tjetër.

Kjo ndodh mes një rritje të rasteve në një numër shtetesh, duke përfshirë Dakotën e Veriut dhe Utah.

Presidenti Donald Trump tha të martën se numri i ri i të vdekurve ishte një "gjë e tmerrshme" dhe pretendoi se Kina "duhej të kishte ndaluar" virusin.

Ai gjithashtu mbrojti rekordin e tij, duke pretenduar se po të mos kishin marrë masa SHBA, "ju mund të kishit dy milionë, 2.5 ose tre milionë” të vdekur.

Administrata e Presidentit Trump është kritikuar vazhdimisht për trajtimin e saj të shpërthimit.

"Për shkak të gënjeshtrave dhe paaftësisë së Donald Trump në gjashtë muajt e fundit, [ne] kemi parë një nga humbjet më të mëdha të jetës amerikane në histori," tha të hënën kandidati presidencial demokrat Joe Biden.

"Me këtë krizë, një krizë e vërtetë, një krizë që kërkonte udhëheqje serioze presidenciale, ai thjesht nuk ishte në gjendje. Ai ngriu. Ai nuk arriti të veprojë. Ai u kap nga paniku. Dhe Amerika ka paguar çmimin më të keq të çdo kombi në botë "

Por në të njëjtën ditë, Z. Trump tha se ai dhe administrata e tij kishin bërë "një punë fenomenale" dhe i dha vetes një "A +" për trajtimin e tij të pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco