VIDEO/ Nuk gjen qetësi Libani. Një tjetër shpërthim i fuqishëm, ka të plagosur

VIDEO/ Nuk gjen qetësi Libani. Një tjetër shpërthim i fuqishëm, ka të plagosur

19:05, 22/09/2020
A+ Aa A-

Një shpërthim tjetër i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në jug të Libanit.

Një “gabim teknik” shkaktoi një shpërthim në një depo armësh të Hezbollahut që tronditi fshatin Ain Qana, të Libanit.

Deri më tani, raportohet për disa persona të plagosur.

Shpërthimi ndodhi pranë një ndërtesë çminimi, që po ruanin municione të pashpërthyera nga një luftë e hershme izraelite.

Një zëdhënës i Hezbollahut konfirmoi se ishte një gabim teknik që solli këtë shpërthim, por mohoi çdo person të plagosur.

“Toka u trondit dhe më pas dëgjuam një shpërthim të fortë. Në fillim, mendova se ishte një sulm izraelit,” tha një banor i zonës.

Anëtarët e Hezbollah rrethuan vendin e shpërthimit dhe ndaluan gazetarët të afroheshin në zonë.

Kujtojmë se ky nuk është shpërthimi i parë në Liban, pasi në 4 gusht të këtij viti, një shpërthim i fuqishëm shkatërroi pjesët e kryeqytetit dhe la më shumë se 190 të vdekur dhe qindra të plagosur./Syri.net/

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco