Zbulimi: Videoja e sulmit të Kinës mbi bazën amerikane, e kopjuar nga filmat e Hollywood!

Zbulimi: Videoja e sulmit të Kinës mbi bazën amerikane, e kopjuar nga filmat e Hollywood!

14:19, 22/09/2020

Një video e forcave ajrore të Kinës ka hasur kritika nga përdorues të mediave sociale pas pyetjeve pse fuqia e dytë më e madhe ushtarake në botë bashkoi video të filmave të Hollivudit në materialin e saj propagandistik.

Sipas The Guardian videoja me 4.72 milionë shikime në Weibo dhe e krijuar nga  qendra e propagandës dhe kulturës të forcës ajrore të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit (PLA), tregon bombarduesin e saj me rreze të mesme dhe të gjatë H-6.

Image

Videoja tronditëse tregon personelin e forcave ajrore kineze që fillojnë një sulm mbi një bazë ishullore, që ngjason me objektet e SHBA-së në Diego Garcia dhe Guam,  duke realizuar një aksion të suksesshëm. Por përdoruesit e  mediave sociale arritën të dallonin pamjet e kopjuara

Sekuencat e shpërthimit të raketave u morën nga tre filma të Hollywood: Transformers: Revenge of the Fallen, The Rock and The Hurt Locker.

“Ne promovojmë avionët tonë ushtarakë duke përdorur klipe filmash me amerikanë të Hollywood-it, pse të shqetësohemi”, “Është video promovuese e kombit tonë, pse nuk përdorim imazhet tona?”, "Doli që ëndrra jonë për një fuqi të madhe u bashkua duke redaktuar klipe filmash amerikanë", tha një përdorues.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco