Dështon rezoluta për Bjellorusinë, BE nuk arrin konsensusin

Dështon rezoluta për Bjellorusinë, BE nuk arrin konsensusin

09:06, 22/09/2020
A+ Aa A-

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka deklaruar se kryediplomatët e vendeve anëtare të bllokut nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje mbi sanksionet ndaj Bjellorusisë.

"Ministrat diskutuan çështjen e sanksioneve. Dhe pavarësisht vullnetit të qartë për të miratuar ato sanksione, nuk ishte e mundur të bëhej sot, sepse nuk u arrit unanimiteti i kërkuar", tha Borrell në një konferencë për media pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

Borrell tha se rezultatet e zgjedhjeve në Bjellorusi ishin "falsifikuar" dhe se blloku evropian nuk i njeh rezultatet.

Në Bjellorusi prej datë 9 gusht ku janë mbajtur zgjedhjet presidenciale vendi është përfshirë nga protestat masive ku kërkohet largimi I Lukashenkos pasi ka manipuluar zgjedhjet.

Ai tha se unanimiteti nuk mund të arrihej në takim, sepse administrata greke qipriote nuk ishte pjesë e konsensusit dhe ajo donte sanksionet të lidheshin me sanksionet kundër Turqisë rreth mosmarrëveshjes së kërkimit të gazit në Mesdheun Lindor.

"Ky është një problem politik i tensionit të lartë që Këshilli Evropian do të duhet ta zgjidhë. Dhe nuk mund t'ju them se si Këshilli Evropian do ta zgjidhë atë. Do të duhet të diskutohet", tha ai.

Turqia ka dërguar anije kërkimi për zona të reja ekonomike në territorin detar që pretendohet nga Greqia dhe Qipro, kjo lëvizje e Turqisë është bërë ‘molla e sherrit’ në Detin Mesdhe ku janë përfshirë edhe superfuqitë botërore si Rusia, Franca dhe Gjermania.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco