Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Deputeti kapet duke parë porno në parlament, justifikimi i tij të lë pa fjalë...

Deputeti kapet duke parë porno në parlament, justifikimi i tij të lë pa fjalë...

08:23, 22/09/2020
A+ Aa A-

Një deputet tajlandez u kap duke parë një film porno në celularin e tij. Ronnathep Anuëat po shihte porno teksa në parlament po zhvillohej debati për buxhetin.

Reporterët arritën të fiksojnë pamjet nga lozha e tyre. Anuëat pa të paktën 10 minuta porno.

Kur u pyet për këtë gjë, ai reagoi me turp. Por justifikimi i tij ishte i jashtëzakonshëm.

Ai tha se kishte marrë mesazh nga një vajzë që i kërkonte ndihmë dhe se i duheshin para. Ai nisi të shihte ‘mesazhin’ për të vlerësuar nëse vajza ishte vërtet në rrezik.

Kreu i parlamentit e ka paralajmëruar deputetin, por tha se nuk mund të ndërmarrë ndonjë hap pasi nuk ka pasur ankesa ndaj tij.

Rregullorja nuk e ndalon një ligjvënës që të shohë materiale të ndryshme në celular.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco