Një tjetër shumë e moshuar hy në librin Guinness

Një tjetër shumë e moshuar hy në librin Guinness

08:11, 22/09/2020
A+ Aa A-

117 vjeç dhe 261 ditë Kane Tanake është gruaja më vjetër në Japoni, duke thyer rekordin e mëparshme që i përkiste një gruaje tjetër në prill 2018.

Tanaka e cila jeton në një azil pleqsh në Fukuoka, Japoni jugperëndimore tashmë njihet si personi më i vjetër në botë nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness.

E lindur më 2 janar 1903 ajo ishte e shtata nga 9 fëmijët.

Tanaka u martua në moshën 19 vjeçare dhe kishte katër fëmijë por birësoi dhe një tjetër.

Ajo e festoi rekordin e ri me një gotë Coca- Cola pija e saj e preferuar së bashku me shufrat e çokallatës shkruan shtypi japonez.

Familja e Tanaka shpjegoi se pandemia e koronavirusit i ka bërë vizitat në shtëpinë e të moshuarve më të vështira, por siguron që "gruaja është në gjendje të mirë dhe synon të qëndrojë e shëndetshme deri në 120 vjet dhe më tej".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco