I dënuar me vdekje, i burgosuri arratiset përmes tubit të ujërave të zeza

I dënuar me vdekje, i burgosuri arratiset përmes tubit të ujërave të zeza

17:25, 21/09/2020

Këtë të hënë, një trafikant kinez droge i dënuar me vdekje, u arratis nga burgu në periferi të kryeqytetit të Indonezisë Xhakarta, përmes një tuneli të ujërave të zeza, njoftoi policia.

I burgosuri Cai Changpan, 37 vjeç, i cili u dënua për kontrabandë të lëndëve narkotike hapi një vrimë nga qelia e tij në burg në tubat e ujërave të zeza dhe arriti të dalë jashtë, u tha zëdhënësi i policisë së Xhakartës Yusri Yunus gazetarëve.

Sipas një shoku të qelisë, ai kishte planifikuar arratisjen e 14 shtatorit për pesë deri në gjashtë muaj duke përdorur mjete nga një projekt ndërtimi në kuzhinën e burgut, tha Yunus.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në Indonezi Rika Aprianti i tha medias se trafikanti, i cili gjithashtu përdor emrin Cai Ji Fan, e kishte caktuar kohën e arratisjes së tij gjatë ndërrimit të turnit të rojeve.

Sipas faqes të lajmeve indoneziane detik.com, ai u dënua me vdekje në 2017 për trafikimin e 135 kg metamfetaminë.

Mirëpo, kjo nuk është arratisja e tij e parë. Cai, tha policia, kishte dalë më parë nga një qendër ndalimi policie në Xhakarta në 2017 duke haur një vrimë në tualet. Policia e vendosi atë në listën e personave më të kërkuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco