Britania shënon 27 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19

Britania shënon 27 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19

21:44, 19/09/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, Britania e Madhe vazhdon që të raportojë shifra relativisht të larta të të infektuarve me koronavirus.

Sipas autoriteteve shëndetësore, 27 njerëz kanë vdekur për shkak të Covid-19 në Britani.

Numri total i viktimave për shkak të virusit në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 41 759 persona.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit numri i të infektuarve me koronavirus në Britani ka shkuar në 4422 njerëz.  

Ndërsa, të infektuarit në total për shkak të koronavirusit në Britaninë e Madhe shkuan në 390 358      individë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco