VIDEO/ Qytetarja e revoltuar godet me shishe kokës, kryeministrin

VIDEO/ Qytetarja e revoltuar godet me shishe kokës, kryeministrin

18:59, 19/09/2020

Kryeministri irlandez Leo Varadkar është përballur me një incident të rëndë dhe një ngjarje aspak të këndshme për të.

Një grua, e cila pasi afrohet te kryeministri i cili po jepte një intervistë për median në Tánaiste në Dublin, e godet atë me një shishe lëng frutash dhe largohet më pas me vrap.

Deri tani policia nuk ka kryer asnjë arrestim teksa dhe po përpiqet të identifikojë gruan që shkaktoi incidentin.

Burimet policore u shprehën se hetimet po e trajtojnë ngjarjen si sulm ndaj kryeministrit.Kjo nuk është hera e parë që dikush në skenën politike është objekt i zemërimit publik.

Në vitin 2013, ish kryeministri Bertie Ahern u sulmua me patericë në një lokal nga një burrë kurse në vitin 2012, ish-ministrja e shëndetësisë Mary Harney u godit me bojë të kuqe nga një këshilltar i Dublinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco