COVID-19/ Rritet numri i viktimave në Itali

COVID-19/ Rritet numri i viktimave në Itali

18:09, 19/09/2020
A+ Aa A-

Italia ka shënuar rekord viktimash nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 24 viktima, shifër që nuk regjistrohej prej 2 muajsh.

Lombardia është rajoni me numrin më të lartë të viktimave, ku 9 pacientë humbën jetën.

Gjithashtu janë shënuar 1,638 raste të reja, duke shënuar një ulje me një ditë më parë kur numri i tyre ishte 1,907.

Në 24 orët e fundit janë kryer 103,223 tampone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco