Protesta më e madhe Tajlandeze ndër vite kërkon ‘kurban kokën’ e kryeministrit

Protesta më e madhe Tajlandeze ndër vite kërkon ‘kurban kokën’ e kryeministrit

15:12, 19/09/2020
A+ Aa A-

Rreth 20 000 protestuesi janë mbledhur në kryeqytetin tajlandez, Bangkok, në atë që organizatorët shpresojnë të jetë demonstrata më e madhe anti-qeveritare deri më tani.

Në qytet prej disa javësh janë zhvilluar tubime pothuajse të përditshme që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Prayuth Chan-ocha.

Poshtë feudalizmi, rroftë populli", ishin brohoritjet kryesore në demonstratën më të madhe në Bangkok që kur Prayuth mori pushtetin në një grusht shteti në 2014.

Protestat e së shtunës u zhvendosën nga kampusi i Universitetit Thammasat, një vatër tradicionale e kundërshtimit të ushtrisë dhe mbretërisë, për në Sanam Luang - përkthyer si Fusha Mbretërore - jashtë Pallatit të Madh.

Protestat janë zhvilluar në vendin e Azisë Juglindore që nga mesi i korrikut, duke kërkuar largimin e qeverisë, një kushtetutë të re dhe zgjedhje të reja. Ata gjithashtu kanë thyer një tabu të kahershme duke kritikuar monarkinë e mbretit Maha Vajiralongkorn.

"Njerëzit mund të protestojnë, por ata duhet ta bëjnë atë në mënyrë paqësore dhe brenda ligjit," tha zëdhënësi i qeverisë Anucha Burapachaisri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco