Rritja e infeksioneve me COVID-19/ Rikthehen bllokimet e pjesshme në Madrid

Rritja e infeksioneve me COVID-19/ Rikthehen bllokimet e pjesshme në Madrid

20:14, 18/09/2020
A+ Aa A-

Pasi shtimit të rasteve të reja me koronavirus ditët e fundit, autoritetet lokale në kryeqytetin spanjoll njoftuan aplikimin e një bllokim të pjesshëm në ditët në vijim që prek qindra mijëra qytetarë.

Sipas njoftimit, nga e hëna, më shumë se 855 mijë persona që jetojnë në 26 zona të qytetit do të lejohen të hyjnë apo të dalin nga zonat e tyre vetëm për arsye thelbësore si puna, shkolla ose për t’u kujdesur për personat në ngarkim, deklaroi drejtuesja e Madridit, Isabel Diaz Ayuso.

Grumbullimet shoqërore do të kufizohen në 6 persona nga 10 që ishte më parë ndërsa parqet publike do të qëndrojnë të mbyllura.

“Raportet tregojnë se shumica e infektimeve ndodhin në mjedise private, në marrëdhëniet personale midis familjeve dhe miqve. Ne jemi të detyruar të marrim këto masa në këto zona specifike. Nëse nuk e bëjmë, rrezikojmë që të përhapet në të gjithë Madridin”, shtoi kryetarja e komunës. Diaz Ayuso.

Madrid është kthyer tashmë në epiqendrën e shpërthimit të ditëve të fundit të virusit në Spanjë. Shifrat e fundit tregojnë 659 raste për 100,000 njerëz në rajonin e Madridit, më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare që shkon në 260 të infektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco