Vaksina anti-Covid-19/ BE porosit 300 milion doza nga Franca dhe Britania

Vaksina anti-Covid-19/ BE porosit 300 milion doza nga Franca dhe Britania

18:19, 18/09/2020
A+ Aa A-

Në lidhje me vaksinën për koronavirusin, Bashkimi Evropian ka rënë dakord të blejë 300 milion doza ende të pa aprovuar, që po zhvillohet nga Sanofi dhe GSK.

Deri tani kjo është marrëveshja e dytë e tillë për sigurimin e një vaksinë të mundshme për virusin.

Hapi i radhës u njoftua me anë të një postimi në Twitter nga komisioneria e shëndetit në BE, Stella Kyriakides, të premten.

Kyriakides e cilësoi marrëveshjen si “një hap tjetër përpara për të ofruar një strategji të sigurt dhe të qëndrueshme të daljes nga kriza për qytetarët [evropianë] dhe [botërorë].”

Sanofi, nga Franca dhe GSK, nga Britania e Madhe, janë bashkuar për të prodhuar një vaksinë me bazë proteine e cila ata shpresojnë se do të aprovohen vitin e ardhshëm.

Në këmbim të së drejtës për doza, komisioni evropian do të financojë një pjesë të kostove fillestare me të cilat përballen prodhuesit e vaksinave, sipas Reuters.

Vetë dozat e vaksinës do të blihen nga endet e BE-së.

Marrëveshja pason një marrëveshje 2.1 miliardë dollarëshe me SHBA-të në korrik për 100 milion doza, me një mundësi për të blerë edhe 500 milion të tjera, si dhe një marrëveshje për të dhënë 60 milion doza në Britaninë e Madhe.

BE më herët bëri një marrëveshje edhe me AstraZeneca për deri në 400 milion doza të vaksinës që po zhvillohet në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco