Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Francë, të punuarit nga shtëpia rekomandohet shumë

Francë, të punuarit nga shtëpia rekomandohet shumë

08:37, 18/09/2020
A+ Aa A-

Paris - Të punuarit nga shtëpia vazhdon të mbetet shumë i rekomanduar, tha të premten Ministrja franceze e Punësimit Elisabeth Borne, ndërsa qeveria e Presidentit Emmanuel Macron lufton për të frenuar një valë të dytë të mundshme të virusit COVID-19.

"Të punuarit nga shtëpia mbetet një praktikë që rekomandohet shumë," tha Borne për Sud Radio.

Të enjten, Franca regjistroi një rekord prej 10,593 infektimesh të reja me koronavirus në 24 orët e mëparshme.

Numri i të vdekurve gjithashtu u shtua me 50 duke arritur në 31,095, shifra e dytë më e lartë ditore e vdekjeve brenda dy muajve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco