Martohet me vjehrrën e tij dhe ‘rrëzon’ një ligj 500-vjeçar

Martohet me vjehrrën e tij dhe ‘rrëzon’ një ligj 500-vjeçar

19:34, 17/09/2020
A+ Aa A-

Një britanik u martua me vjehrrën e tij dhe rrëzoi një ligj 500-vjeçar.

Clive Blunden, 65 vjeç, deklaroi se marrëdhënia e tij me të shoqen 77-vjeçare, Brenda, është më e fortë se kurrë.

Historia e tyre daton prej 30 vitesh.

Në vitin 1997, Clive u arrestua pasi deklaroi se do të martohej me vjehrrën e tij. Këtu nisi një kalvar tjetër. Atij i thanë se mund të dënohet me shtatë vite burg për një gjë të tillë.

Ai e dërgoi çështjen në Gjykatën Europiane dhe fitoi, duke rrëzuar një ligj që daton prej pesë shekujsh.

Ish-gruaja e tij, Irene Little, nuk mori pjesë në ceremoninë e martesës, duke thënë se mamaja e saj e tradhtoi totalisht. “Nuk e di se cila është mamaja ime më”, tha ajo.

Çifti ka dhënë një intervistë, duke theksuar se janë të lumtur.

“Njerëzit mendonin se nuk do të zgjasë shumë, por ne jemi më të fortë se kurrë. Ne jemi gjithë ditën bashkë dhe mes nesh ka një magji”, tha ai.

Kurse Brenda shtoi: “Clive është një xhentëllmen i vërtetë. Ai kujdeset për mua. Ndonjëherë unë acarohem, por ai më qetëson”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco