Departamenti i Drejtësisë i SHBA ka nisur një hetim penal ndaj Bolton

Departamenti i Drejtësisë i SHBA ka nisur një hetim penal ndaj Bolton

09:33, 16/09/2020

Departamenti i Drejtësisë i SHBA ka nisur një hetim për ish-Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të presidentit Trump John Bolton për zbulimin e mundshëm të informacionit të klasifikuar kur ai publikoi librin e tij me kujtime në qershor.

Z. Bolton, i cili shërbeu si këshilltar i sigurimit kombëtar të Trump në 2018-19, gjithashtu pretendon se vendimet e presidentit drejtohen nga dëshira për rizgjedhje.

Në kohën e botimit, Presidenti Trump e bëri të qartë se ai donte që ish ndihmësi i tij të ndiqej penalisht, duke e përshkruar atë si "jashtëzakonisht të paaftë" dhe "gënjeshtar".

Bolton ka mohuar çdo akuzë që po nxjerr sekrete shtetërore të klasifikuara.

Departamenti I Drejtësisë ka formuar një juri të madhe dhe I ka dërguar një fletë thirrje kompaninë botuese Simon & Schuster dhe Agjencinë Javelin, e cila përfaqëson Z. Bolton..

Pjesa më e madhe e informacioneve të Bolton janë nga diskutime private dhe është e pa mundur të verifikohen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco