Retorika e Macronit kundër Turqisë ka arritur limitin-Nga Bobby Ghosh

Retorika e Macronit kundër Turqisë ka arritur limitin-Nga Bobby Ghosh

14:13, 15/09/2020
A+ Aa A-

Për Emmanuel Macron, momentin i së vërtetës po afrohet me shpejtësi nyjesh. Presidenti francez ka sulmuar sërish me fjalë homologun e tij turk për krizën në Mesdheun lindor. Por fjalët nuk mund t’i thyejnë kockat Erdoganit dhe Macron do të përpiqet të arrijë konsensus ndërkombëtar për të përdorur shkopin e ekonomisë në vend të gurëve të forcës për të detyruar tërheqjen e Turqisë.

Sulmet verbale të liderit francez tashmë e kanë humbur një farë efekti për shkak të përsëritjes. Në takimin e së enjtes në Korsikë të liderëve të të ashtuquajturit MED7 — Francë, Itali, Spanjë, Portugali, Greqi, Qipro e Maltë — Macron u bëri thirrje vendeve evropian t’u vënë ‘vijën e kuqe’ provokimeve turke.

Por këtë e kemi dëgjuar edhe më parë. Vetëm dy javë më parë, Macron deklasonte se i kishte vendosur ato vija të kuqe dhe mburrej se Turqia do të respektonte aksionet, jo fjalët. Por aksionet e tij deri tani – pjesëmarrja në manovra ushtarake në ujëra të trazuara apo organizimi i takimeve armiqësore – vetëm sa i kanë sjellë qortime të tjera në Ankara.

Ministria e jashtme turke, që nuk ia përton retorikës së ashpër, iu përgjigj presidentit francez flakë për flakë: Macron duhet të ndalojë së dhëni leksione duke folur në mënyrë pedante me reflekset e vjetra koloniale. Turqia kreu manovra ushtarake më vete në veri të Qipros javën e kaluar, me emrin e koduar Stuhia Mesdhetare.

Kjo i lë dy rrugë Macronit: të veprojë ose ta qepë gojën. Ai mund të dërgojë luftanije të tjera franceze në ujëra tashmë të mbushura plot aktivitet detar (Oh, shikoni! Kanë ardhur edhe rusët). Por zor se kjo do ta bëjë Erdoganin të tërheqë flotën dhe anijet eksploruese të naftës.

Franca nuk mund të shpresojë për ndonjë përkrahje të madhe ushtarake nga NATO kundër një anëtari tjetër të aleancës. Ndonëse SHBA e ka lehtësuar embargon e vjetër të shitjes së armëve Qipros, nuk ka gjasa që të marrë masa më të ashpra kundër Erdoganit, i cili ka influencë te Presidenti Donald Trump.

Macron mund të vazhdojë me tiradat kundër Erdoganit, por këto e kanë kaluar tashmë pikën e kthimit. Grekët e qipriotët shpejt do të lodhen me shprehjen e solidaritetit nga Franca, ndërsa Ankarasë mund të argëtohet me shkëmbime fjalësh me Parisin.

Po Berlini? Gjermania aktualisht mban presidencën e BE dhe kancelaria Angela Merkel po përpiqet të gjejë një zgjidhje diplomatike të konfliktit midis Turqisë e Greqisë. Ndonëse BE ka paralajmëruar për sanksione të mundshme kundër Turqisë, ajo duket se ngurron t’i vendosë.

Merkelit nuk i intereson që Macron të tregojë dhëmbët ndërkohë që ajo bisedon për paqe. Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas e ka bërë të qartë që manovrat ushtarake nuk ndihmojnë.

Pavarësisht pranisë së gjashtë liderëve të tjerë evropianë në Korsika, Franca është e vetme midis fuqive të mëdha që dëshiron t’i kundërvihet Turqisë. Dhe Macron ka edhe kriza të tjera që kërkojnë vëmendje. Në shtëpi, rastet e coronavirusit po rriten ndjeshëm, një kujtesë për keqmanaxhimin e pandemisë nga ana e tij. Plani i tij për nxitjen e ekonomisë, i etiketuar si ‘France Relaunch’ e prezantuar një javë më parë, është një bast 100 miliard euro.

Jashtë, ka të tjera kriza: Premtimi i Macronit për të shpëtuar libanezët nga politikanët e tyre skadon për pak muaj, ndërsa ndryshimet e dhunshme politike në Mali sfidon synimet anti-terroriste të Francës në Sahel. Konfrontimi tjetër i tij me Erdoganin, në Libi, nuk po shkon dhe aq mirë,.

Në këto rrethana, presidenti bën mirë ta frenojë zjarrin e retorikës në konfliktin e Mesdheut lindor e t’ia lërë bisedimet kancelares.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran 15/09/2020 15:33

Duket qe e paska shkruar no nje kelysh i Erdoganit kte artikull

Shto koment

Denonco