Covid-19/Shteti që riktheu izolimin shënon rekord të të infektuarëve, 5000 raste në 24 orë

Covid-19/Shteti që riktheu izolimin shënon rekord të të infektuarëve, 5000 raste në 24 orë

10:50, 15/09/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit numri i të të infektuarëve në Izrael sipas të dhënave paraprake nga ministria e shëndetësisë është 5000 duke shënuar dhe rekord deri më tani.

Mbi 47.000 tampona u kryen ditën e djeshme gjë që zbuloi një normë infeksioni prej pak më shumë se 10%.

Numri i të vdekurëve nga fillimi i pandemisë  ka arritur në 1136.

Shteti izraelit ka vendosur që këtë të premte (18 shtator) do të rikthej izolimin prej 3 javësh në të gjithë vendin.

Për momentin ka mbi 40.000 pacientë aktiv.

Përqindja e infeksioneve, shkruan Israel ha-Yom, është veçanërisht e lartë në lokalitetet e populluara nga hebrenj ortodoksë, ku ka arritur një nivel tre herë më të lartë se mesatarja kombëtare.

Shpërthime të tjera të rëndësishme janë regjistruar në vendet arabe.

Gazeta vëren se dy javë më parë, hapja e shkollave çoi në rritjen e numrit të të infektuarëve.

Ndërkohë disa spitale paralajmërojnë që dhomat ku trajtohen të sëmurë me Covid-19 janë plot dhe nuk mund të pranojnë më pacientë të tjerë.

 Autoritetet shëndetësore kanë specifikuar se gjatë bllokimit, izraelitët do të duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe nuk do të jenë në gjendje të shkojnë më shumë se 500 metra nga shtëpitë e tyre.

Sidoqoftë, ka përjashtime për ata që do të punojnë, ose për ata që kanë nevojë për kujdes mjekësor apo edhe për shoqërimin e fëmijëve të çifteve të divorcuara.

Përjashtime të tjera janë bërë për hebrenjtë me rastin e festimeve të Vitit të Ri Hebre, të cilat fillojnë të premten në mbrëmje.ANSA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco