‘Mes tetorit dhe nëntorit, në Evropë do rritet numri i viktimave’/ OBSH paralajmëron rrezikun nga virusi

‘Mes tetorit dhe nëntorit, në Evropë do rritet numri i viktimave’/ OBSH paralajmëron rrezikun nga virusi

18:07, 14/09/2020
A+ Aa A-

Një paralajmërim i rrezikshëm ka ardhur nga kreu europian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, i cili deklaroi nga Gjeneva se vdekjet nga infeksioni i Covid në Europë do të rriten shumë, në të ardhmen e afërt.

Sipas Kluge, muajt tetor dhe nëntor do jenë më të vështirët.

Vetëm dje, OBSH regjistroi një rekord të ri ditor të rasteve globale: në të gjithë botën infeksionet ishin 307.930, niveli më i lartë që nga fillimi i pandemisë.Regjistrimi i mëparshëm u arrit në 6 shtator, kur infeksionet e reja ishin 306.857.

Ndërkohë, sipas llogaritjeve të Universitetit Johns Hopkins, vdekjet totale të regjistruara në botë janë rritur në mbi 920 mijë kurse totali i të prekurve mbi 29 milionë.

Një transmetueshmëri e mundshme më e madhe e Sars-CoV-2 mund të lidhet gjithashtu me sjelljen njerëzore gjatë dimrit dhe jo vetëm me faktorin klimatik thuhet në deklarat e nxjerra nga OBSH-ja.

Kur klima bëhet e ashpër, njerëzit priren të mblidhen në hapësira të mbyllura dhe me pak ajër dhe vetëm zbatimi rigoroz i distancës shoqërore dhe ajrosja e mjediseve mund të ndihmojë për të shmangur mbylljet dhe kufizimet totale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco