Lufta me pandeminë shkakton ndotje masive/ Kompania franceze prodhon maskat nga kërpi

Lufta me pandeminë shkakton ndotje masive/ Kompania franceze prodhon maskat nga kërpi

17:00, 14/09/2020
A+ Aa A-

Gjatë luftës me pandeminë COVID-19, përdorimi i maskave, dorezave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse, ka pasur një impakt aspak të mirë në natyrë.

Të paktën 194 miliard maska njëpërdorimshme dhe doreza përdoren globalisht çdo muaj, sipas një raporti të fundit.

Për këtë arsye, një kompani në Francë ka gjetur një zgjidhje unike për të reduktuar sasinë e plastikës që hidhet çdo ditë në kosha, duke prodhuar një maskë të bërë nga kërpi.

Frederic Roure, themeluesi i Geochanvre, u shpreh për Reuters se maskat e kësaj kompanie janë tërësisht të dekompozueshme, ndërsa lidhësja elastike është e riciklueshme.

“Hidhe kërpin në tokë dhe pas 3-6 muajsh, nuk mbetet më asgjë. Është ushqim për krimbat e tokës,” tha ai.

Rreth 1.5 milion nga maskat, të cilat kushtojnë 1 € secila, janë shitur në të gjithë botën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco