BE-Maduro/ Ofroni garanci demokratike dhe ne do ta njohim rezultatin e zgjedhjeve në Venezuelë

BE-Maduro/ Ofroni garanci demokratike dhe ne do ta njohim rezultatin e zgjedhjeve në Venezuelë

15:24, 14/09/2020
A+ Aa A-

Qeveria Spanjolle u ka kërkuar autoriteteve Venezuelës që të ofrojnë 'garanci demokratike' në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, tha të hënën Ministria e Jashtëme, Arancha Gonzalez Laya.

Garancitë duhet të bien dakord nga vetë Venezuelët dhe nëse sigurohen ato, qeveria spanjolle do të mbështeste procesin zgjedhor, tha ajo në një konferencë shtypi.

Bashkimi Evropian tha të premten se qeveria autoritare e Presidentit Nicolas Maduro deri më tani nuk kishte përmbushur "kushtet minimale" për të lejuar që ajo të dërgojë vëzhgues në zgjedhje, të planifikuara në 6 Dhjetor. Opozita e Venezuelës është përçarë nëse do të marrë pjesë në zgjedhje.

Maduro ka premtuar një proces zgjedhor të drejtë dhe të pa manipuluar ndërsa ka liruar edhe shumë pjesëtarë të opozitës nga burgjet.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë organizatave por edhe BE të dërgojnë përfaqësuesit e tyre dhe të vëzhgojnë procesin e zgjedhjeve me 6 dhjetor./ Reuters /

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco