Infektohen me koronavirus 14 emigrantë në Lesbos, frikë për një vatër të re shpërthimi

Infektohen me koronavirus 14 emigrantë në Lesbos, frikë për një vatër të re shpërthimi

14:29, 14/09/2020
A+ Aa A-

 

Të paktën 14 refugjatë kanë rezultuar pozitivë për Covid-19, sipas zyrtarëve në Lesbos ku po bëhen përpjekje për të lëvizur mijëra njerëz të mbetur të pastrehë nga zjarret shkatërruese, në atë që dikur ka qenë kampi më i madh i emigrantëve në Evropë në Moria,përpara se të dërgohen në qendrën e re.

Autoritetet shëndetësore po kryejnë teste të shpejta Covid-19 mbi burra, gra dhe fëmijë para se të hyjnë në institucionin e ri. Ata që diagnostikohen me virusin po dërgohen në një zonë të veçantë për karantinë.

Duke folur për radion Thema 104,6 këtë mëngjes, Ministri Alternativ i Migracionit Giorgos Koumoutsakos konfirmoi se në vendin e ri ishin ngritur çadra në gjendje të strehonin 5,000 persona.

“ Janë përgatitur çadra për 5,000 njerëz. Të gjitha strukturat administrative dhe mjekësore janë të vendosura. Problemi ynë i madh është refuzimi i refugjatëve për t'u kthyer në këtë qendër [të re] të pritjes”.

Autoritetet që mbikëqyrin përpjekjet për ndihmë thonë se të rinjtë afganë kanë filluar një fushatë për të ndaluar hyrjen e familjeve në institucionin e përshkruar si të përkohshëm nga zyrtarët grekë derisa të ndërtohet një kamp i ri, me ndihmën e BE-së, në Lesbos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco