Britania dërgon testet e Covid 19 në Itali dhe Gjermani pasi kapacitetet e laboratorëve janë në nivelin maksimal

Britania dërgon testet e Covid 19 në Itali dhe Gjermani pasi kapacitetet e laboratorëve janë në nivelin maksimal

14:07, 14/09/2020
A+ Aa A-

Qeveria Britanike do të dërgoj rreth 200 000 tampone në Itali dhe Gjermani pasi laboratorët e tyre janë në nivelin maksimal të kapaciteteve.

Një javë më parë qeveria u detyrua të kërkojë falje për vonesat dhe mungesën e testimeve, Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit social deklaroi të dielën se kapaciteti i gjurmimit dhe testimit është në nivelin më të lartë të mundshëm ndërsa kërkesat për të kryer tamponet po rritet vazhdimisht.

Prindërit e fëmijëve që kanë filluar shkollën janë ankuar pasi fëmijët po shfaqin simptoma infektimi ndërsa ka një çrregullim në sistemin e testimit dhe gjurmimit të rasteve të dyshuara me Covid 19.

Sekretari i transportit, Grant Shapps, tha të enjten se 1.2 milion teste po kryhen në javë, ndërsa opozita i akuzon se po anulojnë shumë testime.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco