Silvio Berlusconi lë spitalin: ishte një tjetër arratisje e bukur

Silvio Berlusconi lë spitalin: ishte një tjetër arratisje e bukur

12:51, 14/09/2020
A+ Aa A-

‘Faleminderit që jeni këtu, ishte prova më e rrezikshme e jetës sime’ .

Kjo është ajo që tha Silvio Berlusconi teksa ka lënë spitalin në Milano 11 ditë pasi u shtrua.

‘Edhe njëherë pata një arratisje të bukur’ është shprehur Berlusconi në dialektin milanez duke i ftuar të gjithë të mos nënvlerësojnë rreziqet e këtij virusi.

'Përkujdesja qe ndjeva rreth meje, me ndihmoi ta kaperceja". Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit të të tjerëve, unë rinovoj thirrjen për përgjegjësi maksimale personale dhe shoqërore’ ka përsëritur Berlusconi.

'Mendimet e mia shkojnë para së gjithash tek të gjithë të sëmurët me Covid-19 dhe familjarët e tyre’ duke shtuar se javën e kaluar para se të sëmurej kishte nisur thirrje të shumta për të mos nënvlerësuar rrezikun.

“Profesor Clementi studio tamponin tim dhe është befasuar nga madhësia e ngarkesës virale më e larta mes dhjetëra mijëra në San Raffaele- Për fat të mirë kur më komunikuan isha në fazën e rikuperimit të polmonisë biletarale’.

‘Italia nuk mund të izolohet më, do të ishte një katastrofë ekonomike’,- tha Berlusconi ndërsa në të njëjten kohë kërkoi vëmëndje maksimale.

‘Unë rinovoj thirrjen time për të vëmëndje më të madhe’, paralajmëroi ai.

’Personalisht kam provuar që derisa të ç'rrënjoset virusi secili prej nesh është i ekspozuar ndaj rrezikur të infektimit të vetës dhe të tjerëve..

Berlusconi gjithashtu dha dhe një apel studentëve për përgjegjësi maksimale.

‘Sot është dita kur miliona fëmijë dhe të rinj kthehen në shkollë. Është një shenjë e rëndësishme e kthimit në normalitet, por një pasazh shumë delikat. Unë ju uroj shumë fat atyre por me thirrjen e fortë për respekt rigoroz të rregullave anticovid. Bëni për veten tuaj, miqtë tuaj, prindërit dhe gjyshërit që mund të infektoni', nënvizoi më në fund udhëheqësi i Forza Italia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco