Kina: Vaksina do të merret vetëm nga njerëzit me rrezik të lartë infektimi

Kina: Vaksina do të merret vetëm nga njerëzit me rrezik të lartë infektimi

12:41, 14/09/2020
A+ Aa A-

 

Sipas zyrtarit më të lartë mjekësor, Kina nuk do të vaksinojë të gjithë popullsinë kundër Covid-19, pasi Pekini pretendon ti japë përparësi punëtorëve të vijës së parë dhe njerëzve më me rrezik të lartë, raporton CNN.

“Që kur vala e parë e Covid-19 u shfaq në Ëuhan, Kina arriti të mbante nën kontroll Covid-19 disa herë,” tha Gao Fu, drejtori i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Çështja e vaksinimit të të gjithë popullsisë është balancimi i “rreziqeve dhe përfitimeve”, shtoi ai, duke treguar si faktorë: koston dhe efektet anësore të mundshme. Aktualisht nuk ka nevojë për vaksinim masiv në këtë fazë, megjithëse kjo mund të ndryshojë nëse ndodh një tjetër shpërthim serioz, tha Gao.

Numri i të të infektuarve në Kinë ka qenë i ulët që nga pranvera. Ka pasur disa shpërthime, në provincën veri-lindore të Jilin në maj, një shpërthim në Pekin në qershor dhe një tjetër në kryeqytetin Xinjiang të Urumqi në korrik por menjëherë u morën masa bllokimi dhe u testuan kontaktet e ngushta. Brenda disa javësh, shpërthimet u mbajtën nën kontroll, transmeton abcneës.al

Çdo vaksinë e mundshme do të jetë përparësi për ata që janë në vijën e parë të frontit, shtoi ai: mjekët, shtetasit kinezë që punojnë jashtë shtetit dhe njerëzit që punojnë në ambiente të mbipopulluara me rrezik të lartë si restorante dhe shkolla.

Të Shtunën, Kina regjistroi vetëm 10 raste të reja simptomatike të konfirmuara, të gjitha të importuara,  gjithashtu 70 raste të reja simptomatike.

Garë globale për një vaksinë

Pavarësisht komenteve të Gaos, Kina ka qenë një ndër kandidatët më të mëdhenj në garën globale për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit. Kina është prodhuesi më i madh në botë i vaksinave dhe mund të furnizojë popullsinë me më shumë se 1 miliard doza në vit nga 40 prodhues në të gjithë vendin, sipas Raportit të Industrisë së Vaksinave në 2018-2022.

Nga më shumë se 30 vaksina aktualisht që po testohen në mbarë botën, nëntë janë nga Kina. Dhe katër nga nëntë kandidatët për vaksina në testet e fazës së vonë janë duke u zhvilluar nga kompanitë kineze.

Vetëm javën e kaluar, Universiteti i Hong Kong njoftoi se janë aprovuar testet klinike për një vaksinë të zhvilluar në bashkëpunim me studiuesit kinezë, transmeton abcneës.al

Në fund të qershorit, Kina miratoi një vaksinë eksperimentale që u injektua te ushtarët e saj. Dhe që nga korriku, Kina ka injektuar vaksina të ndryshme eksperimentale mbi njerëzit që punojnë në punë “me rrezik të lartë” si profesionistë mjekësorë dhe agjentë kufitarë. Asnjë vaksinë nuk ka përfunduar testet e Fazës 3.

Ndërkohë ministri indian i shëndetësisë tha të dielën se qeveria po konsideronte autorizimin emergjent të vaksinave kandidate  kundër Covid-19 përpara përfundimit të testeve të Fazës 3.

Vetë Gao u injektua me një vaksinë eksperimentale në korrik, në një lëvizje që “kishte për qëllim të rriste besimin e popullit te vaksinat”, sipas tabloidit shtetëror Global Times.

Ekspertët patën deklaruar se vaksinimi është thelbësor për vendet si Kina, ku përqindja e njerëzve të infektuar brenda popullatës është relativisht i ulët për shkak të masave të rrepta, transmeton abcneës.al

Gao paralajmëroi se zhvillimi i vaksinave është ende një punë në progres, dhe mund të ketë efekte anësore të lehta.

“Nuk është zhvilluar kurrë më parë një vaksinë Covid-19, e cila e bën këtë rast të parin në shkencë, dhe sigurisht që ekziston mundësia që të shkaktojë efekte ADE, ai tha, sipas Global Times. ADE është kur antitrupat specifikë ndihmojnë një virus të hyjë në qeliza dhe të shumohet- në thelb, kur një trajtim e përkeqëson më tepër sëmundjen.

“Kërkimi shkencor është një proces shumë rigoroz, ne duhet t’u japim shkencëtarëve më shumë kohë,” shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco