Aleksandar Lukashenko fluturon për në Rusi, pret të takohet me Putin

Aleksandar Lukashenko fluturon për në Rusi, pret të takohet me Putin

10:25, 14/09/2020
A+ Aa A-

Lideri i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko i akuzuar nga opozita dhe perëndimi që ka deformuar rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura më 9 gusht ka fluturuar mëngjesin e sotëm për në Rusi ku është ulur në aeroportin e Sochit.

Ai do të takohet me presidentin Vladimir Putin për të kërkuar mbështetjen në rast se sulmohet nga forcat e NATOS-s, sulm i pretenduar nga Lukashenko, por i hedhur poshtë nga drejtuesit e aleancës ushtarake.

Protestuesit nuk janë lejuar më të zhvillojnë protesta,ushtria dhe policia kanë mbyllur sheshet kryesore nga telat me gjemba.

Drejtuesit kryesor të opozitës janë larguar nga frika e arrestimeve por edhe nga kërcënimet me jetë pasi një nga drejtuesit e opozitës është arrestuar nga policia dhe i kanë kërkuar të largohet me dëshirë ose në të kundërt do ta nxjerrin copa-copa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco