Covid-19/ Silvio Berlusconi do të largohet sot nga San Raffaele

Covid-19/ Silvio Berlusconi do të largohet sot nga San Raffaele

10:21, 14/09/2020
A+ Aa A-

Silvio Berlusconi paraqitet në gjendje më të mirë shëndetsore, drejtuesi i Forza Italia do të largohet paraditen e sotme nga spitali San Raffaele në Milano.

Ish kryeministri i cili rezultoi pozitiv me Covid-19 javët e fundit u shtrua në spital të enjten ( 3 shtator) për  pneumoni bilaterale  për shkak të Covid-19.

'Silvio Berlusconi ka dhënë sadifaksionet e tij dhe unë besoj se ai personalisht ka kontribuar në demonstrimin se duke ndjekur rregullat e kodifikuara dhe precize ne do të jemi në gjendje të kapërcejmë virusin dhe do të jemi në gjendje ti sigurojmë të gjithë pasi ka shumë ankth dhe shqetësim’ është shprehur mjeku personal i ish kryeministrit Alberto Zangrillo.

Berlusconi do të qëndrojë në izolim sipas mediave italiane në rezidencën e tij në Arcore, deri sa të ketë një tampon të dytë negativ.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco