OBSH: E diela ka regjistruar numrin rekord me infektime ditore, parashikim i zymtë për të ardhmen në Europë

OBSH: E diela ka regjistruar numrin rekord me infektime ditore, parashikim i zymtë për të ardhmen në Europë

10:01, 14/09/2020
A+ Aa A-

Sipas raportimeve nga OBSH-ja ditën e diel janë regjistruar një numër rekord infektimesh ditore duke kapur shifrën e 307 930 persona pozitiv me koronavirus.

Numri i viktimave ishte në kuotën e 5 500 të vdekur duke e çuar numrin në 917 417 në total.

Rritjet më të mëdha të infeksioneve u raportuan në tre vende, me 94,372 në Indi, 45,523 në SH.B.A. dhe 43,718 në Brazil.

Lajmi vjen ndërsa një zyrtar i OBSH-së ka paralajmëruar se Evropa ka të ngjarë të shohë një rritje të numrit të vdekjeve ditore në tetor dhe nëntor.

"Do të bëhet më e ashpër ... në tetor, nëntor, ne do të shohim më shumë vdekshmëri," i tha sot agjensisë së lajmeve AFP drejtori i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge.

Numri i rasteve është rritur në një numër vendesh evropiane javët e fundit, me Spanjën dhe Francën që kanë përjetuar kulmet më të mëdha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco