Bregu Perëndimor në SHBA pas zjarreve duket sikur është bombarduar pa pushim

Bregu Perëndimor në SHBA pas zjarreve duket sikur është bombarduar pa pushim

09:25, 14/09/2020
A+ Aa A-

Ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar në rrënojat e lëna pas nga zjarret në Bregun Perëndimor të SHBA-ve.

Në Oregon, California dhe Washington ka shkatërruar mijëra shtëpi, kanë djegur disa qytete të vegjël dhe janë raportuar më shumë se 40 viktima.

Kushtet ekstreme të motit ku janë regjistruar temperature rekord u bënë një terren perfekt duke u shkaktuar mbi 29 vatra të mëdha zjarri dhe janë angazhuar rreth 17 000 zjarrfikës.

Banorët pasi u rikthyen janë ndierë të trishtuar kur në vendi që ishin shtëpitë kanë gjetur vetëm një grumbull të madh hiri.

“ Ne u kthyem dhe gjetëm vetëm grumbuj hiri, është e trishtueshme por në fund të çdo gjëje është siguria e jetëve të familjes, situate është kaotike nuk ka fjalë për ta përshkruar”- u shpreh një nga banorët 

Tymi i zjarreve ishte aq i madh sa ka penguar rrezet e diellit të depërtonin dhe e kanë kthyer ditën në natë.

“Kjo mund të jetë humbja më e pronës të shkaktuar nga zjarret në historinë e shtetit tonë” tha guvernatoria Kate Broën

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco