Shoferët që vrasin të tjerët mund të dënohen me burgim të përjetshëm

Shoferët që vrasin të tjerët mund të dënohen me burgim të përjetshëm

09:14, 14/09/2020
A+ Aa A-

Shqipëria u trondit mbrëmë nga një aksident fatal. Një shofer i dehur goditi mjetin ku po lëviznin katër vajza të reja.

Dy prej tyre humbën jetën.

Por teksa në Shqipëri po mendohet që të rriten sërish gjobat për qarkullimin rrugor, në Britaninë e Madhe po shkojnë më larg.

Sipas BBC, shoferët që vrasin të tjerët në aksident mund të dënohen me burgim të përjetshëm. Ky është një propozim i ri, pasi deri më tani dënimi maksimal ishte 14 vite.

Por kush vret të tjerët pasi nget makinën me shpejtësi, është duke bërë gara, po përdor celularin apo është nën efektin e alkoolit apo drogës, do të kyçet përgjithmonë në qeli.

Propozimi vjen pasi vetë opinioni publik kërkoi dënime më të ashpra për ata që shkaktojnë aksidente vdekjeprurëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco