Rekord i ri i të infektuarve në 24 orë/ OBSH: Jo përshëndetjes me bërryl

Rekord i ri i të infektuarve në 24 orë/ OBSH: Jo përshëndetjes me bërryl

08:41, 14/09/2020
A+ Aa A-

Rekordi i ri i të infektuarve me Covid-19 në botë: Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i të infektuarve në 24 orët e fundit ishte 307.930, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Në të njëjtën kohë OBSH raporton se ka pasur mbi 5500 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 917.417 viktima.

Kulmi i mëparshëm ishte 6 shtatori me 306.857 raste të reja.

Ghebreyesus: ‘Jo përshëndetjes me bërryl’ .

Drejtori i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus kujtoi sot me anë të një postimi në Twitter rekomandimin që ai bëri në mars për të shmangur përshendetjen e njëri-tjetrit më bërryl sepse nuk lejon të respektohet distanca e rekomanduar e sigurisë për të shmangur infeksionin.

"Kur përshëndetni njerëzit, është më mirë të shmangni prekjen e njëri-tjetrit me bërryla sepse kjo ju bën të qëndroni më pak se një metër larg njëri-tjetrit. Më pëlqen të vendos një dorë në zemrën time për të përshëndetur njerëzit këto ditë", shkruajti ekonomistja Diana Ortega, në një mesazh të ripublikuar nga Ghebreyesus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco