Në Australi zhduket gripi/ 107 raste në gusht, ndaj 61 mijë rasteve në 2019

Në Australi zhduket gripi/ 107 raste në gusht, ndaj 61 mijë rasteve në 2019

17:15, 13/09/2020
A+ Aa A-

Australia dhe vendet e tjera të hemisferës jugore, sapo kanë mbyllur sezonin më të lehtë të gripit, që është regjistruar ndonjëherë.

Masat shtrënguese dhe karantina në disa vende për shkak të koronavirusit Covid-19, duket se kanë fshirë rastet me grip në këtë sezon dimri, që sapo është mbyllur në Australi.

Pak ditë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë shpërndau të dhënat për sezonin e gripit në Australi, që zakonisht nis në prill dhe përfundon në shtator.

Numrat janë të pabesueshë. Në Australi, gushtin e 2019 ishin regjistruar 61 mijë raste me gripi, të konfirmuar nga laboratorët.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2020 janë regjistruar vetëm 107 raste.

Rezultate thuajse të njëjta janë vërejtur edhe në vende si Zelanda e Re, Argjentina, Kili, Afrika e Jugut etj.

Rënia drastike e numrit të të infektuarve me grip duket se ka ardhur edhe për shkak të mbylljes së kufijve nga Australia, vendim i ndërmarrë që në mars, kur u mbyllën edhe pubet, restorantet, palestrat dhe kinematë.

Ndërkaq, shumë pak fëmijë kanë frekuentuar shkollat që prej mesit të marsit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco