VIDEO/ Stuhi apokaliptike mbi Ankara, tmerrohen banorët

VIDEO/ Stuhi apokaliptike mbi Ankara, tmerrohen banorët

16:46, 13/09/2020
A+ Aa A-

Një stuhi e fríkshme rëre goditi Ankaranë të shtunën ndërsa zyrtarët thanë se gjashtë persona ishin lënduar si pasojë e erës së fortë.

Një video spektakolare e ndarë nga zyra e kryebashkiakut, tregonte një re tymi gjigande që gllabëronte ndërtesat. Një tjetër video e postuar në mediat sociale nga drejtoria e përgjithshme e meteorologjisë, tregonte renë e madhe të pluhurit që qëndronte mbi ndërtesat e kryeqytetit por edhe shumë rrufe.

Drejtoria tha në një postim në tëitter se stuhia e rërës dhe shiu do të vazhdonte edhe për disa orë në kryeqytetin turk, që gjatë muajit të shkuar përjetoi një thatësirë të madhe dhe temperatura si jo zakonisht të larta.

Paralajmërime për erëra të forta dhe stuhi rëre u lëshuan edhe për provincën fqinje Kirikkale, në Turqinë Qendrore.

Gjashtë qytetarë u lënduan lehtë nga objekte në ajër si pasojë e erës së fortë në Polatli dhe lagjet përreth, sipas informacioneve paraprake – shkroi në tëitter guvernatori i ankarasë, Vasin Sahin.

#TURQUÍA | 12.09.2020
Impresionante tormenta de arena en el distrito de Polatl de Ankara Comenzó el sábado temprano y ha ganado fuerza durante el día

l gobernador de Ankara Vasip ?ahin dijo: Esta es la primera vez que experimentamos algo así en Polatl? Se reportó 6 heridos pic.twitter.com/1NY1BtgXX6

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco