Tentuan të transportonin kokainë drejt SHBA, DEA dhe Marina Meksikane i kapin ‘mat’ në det

Tentuan të transportonin kokainë drejt SHBA, DEA dhe Marina Meksikane i kapin ‘mat’ në det

10:56, 13/09/2020
A+ Aa A-

Marina Meksikane ka arritur që në bashkëpunim me DEA-n amerikane të sekuestrojnë në detin e Karaibeve rreth 3 ton kokainë që ishin të destinuara për në rrugët e New York.

në veri të Detit Karaibe në brigjet e Quintana Roo në Meksikë, Marina e ndihmuar edhe nga helikopterët bënë të mundur ndalimin e anijes ‘Go-Fast’ që po transportonte drogën.

Personat e arrestuar kishin gati 2 javë që po ndiqeshin dhe përgjoheshin derisa u bë I mundur arrestimi dhe sekuestrimi I lëndës narkotike.

Të arrestuarit janë Raymundo Montoya-Lopez, 45 vjeç, Abraham Alfosno Garcia-Montoya, 31 vjeç dhe Felizardo Diaz-Hern, 39vjeç, ku janë dërguar menjëherë në Gjykatën Federale të Manhatanit.

Prokurori I Manhattan Audrey Strauss deklaroi: "Falë punës së DEA dhe Marinës Meksikane, u bë I mundur sekuestrimi I lëndës narkotike dhe arrestimi i trafikantëve që do ta vuajnë dënimin në SHBA."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco