Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

30 ditë pas shpërthimit tragjik/ Vijojnë kërkimet për të mbijetuar në Beirut

30 ditë pas shpërthimit tragjik/ Vijojnë kërkimet për të mbijetuar në Beirut

22:00, 12/09/2020
A+ Aa A-

Edhe ditën e sotme, grupet e shpëtimit në kryeqytetin e Libanit, Beirut vazhdonin të kërkonin në rrënoja për shenja jete, 30 ditë pasi shpërthimi masiv ka shkatërruar shumicën e qendrës bregdetare.

Sipas tyre, një sinjal pulsi u ndje nga aparaturat nën rrënojat zonës së Mar Mikhael që ata besonin se ishte një rrahje zemre, por asnjë i mbijetuar nuk u gjet, tha mbrojtja civile libaneze.

Një nga vullnetarët e kërkimeve, Mansour Al Asmat, tha se grupet kishin pikasur një tjetër sinjal pulsi.

“Sa më shumë pengesa që hiqnim, aq më shumë forcohej sinjali i zonës së saktë,” tha ai.

Vullnetarët e mbrojtjes civile vazhdojnë punën por thonë se herët e vonë operacionet do të marrin fund.

Asmat thotë se kërkuesit mbeten 100% të sigurtë se ka një trup në rrënoja por personi mund të mos jetë ‘detyrimisht’ i gjallë.

“Qeni me siguri që po nuhat një trup, jemi në varësi të makinerisë dhe të qenit,” thotë Asmat duke shtuar se ka shanse që makieria të jetë duke ndjerë diçka tjetër, si për shembull një orë dhe jo një rrahje zemre.

“Ndoshta nuk ka asgjë por për sa kohë qeni i specializuar dhe makineria tregojnë sinjal, ne do të vazhdojmë kërkimin,” thotë ai.

Më vonë imazhet termike treguan dy trupa, një trup më i vogël i mbledhur rreth një trupi më të madh dhe një mjet “dëgjues” sinjalizoi për frymëmarrjeje.

Grupet e shpëtimit gërmuan tunele mes rrënojave të betonit. Francisco Lermanda, punonjës i grupeve vullnetare nga Kili tha se nuk ka shumë gjasa për gjetjen e një të mbijetuari pas kaq shumë kohe, por nuk e përjashtoi mundësinë. “Një person ka mbijetuar nën rrënoja për 28 ditë në tërmetin e Haitit”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco