Mundësi kampion u ekzekutua sepse protestoi për më shumë liri

Mundësi kampion u ekzekutua sepse protestoi për më shumë liri

15:36, 12/09/2020
A+ Aa A-

BILD

Kritikat ndërkombëtare nuk e ndihmuan, në të kundërt: regjimi i mullahëve e vrau kampionin e mundjes edhe më herët nga sa ishte parashikuar.

Navid Afkari u ekzekutua në Iran të shtunën në mëngjes, bëri të ditur media e regjimit iranian.

Ai ishte mundësi më i mirë i vendit të tij. Dhe ekzekutimi i tij në moshën 27-vjeçare nuk ishte përfshirë në vendimin gjyqësor të regjimit të mullahëve. Sepse pas vendimit çnjerëzor, fillimisht duhej torturuar me 74 goditje kamxhiku, më pas do qëndronte në burg për gjashtë vjet e gjysmë dhe vetëm më pas do të ekzekutohej.

Ai u vrau në mëngjes në prani të të afërmve në burgun Shiraz, bëri të ditur Prokurori i Përgjithshëm i provincën Dars, Kasem Musavi.

Përveç kësaj, dy vëllezërit e Navid janë akoma më burg: Vahid Afkari, 35 vjeç, është dënuar me 57 vite burg dhe Habibi 29-vjeçar me 27 vite.

Krimi i supozuar i mundësit: Navid Afkari protestoi kundër regjimit të mullahëve në vitin 2018. Gjatë protestave, një polic i veshur civil u ther për vdekje. Ai ishte aty për të identifikuar protestuesit.

Sipas organizatës së të drejtave të njeriut ‘Iran Human Rights’, nuk pati asnjë dëshmitar për krimini, por Navid Afkari u akuzua për vrasjen e tij.

Sipas familjes, ai u torturua brutalisht që t’i merrnin një rrëfim. Edhe vëllai i tij u torturua që të dëshmonte kundër Navid.

Protestat kundër mullahëve u intensifikuan në vitin 2019. Sipas përllogaritjeve amerikane, forcat e sigurisë vranë 1000 qytetarë dhe arrestuan 7 mijë demonstrues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco