Dënohen ushtarët/ Duhet të ruanin mbretëreshën, por kapen duke festuar me kokainë dhe alkol

Dënohen ushtarët/ Duhet të ruanin mbretëreshën, por kapen duke festuar me kokainë dhe alkol

11:45, 08/09/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Britaninë e Madhe, ku 13 ushtarë që mbrojnë mbretëreshën dhe ruajnë Kështjellën Ëindsor u dënuan me burg për shkelje të rregullave të izolimit.

Ata ishin pjesë e 16 rojeve mbretërore që u kapën duke festuar me kokainë dhe alkool në një festë të organizuar në parkun pranë lumit.

Sipas raportimeve në festë kishte dhe persona të tjerë që ishin jashtë forcave të armatosura dhe për këtë arsye ata ishin bërë rrezik për masat që ishin vendosur për të mbrojtur Mbretëreshën dhe princin Filip.

Ushtarakët u dënuan me nga 14-28 ditë burg në burgun ushtarak të Glasshouse dhe 4 prej tyre rezultuan pozitivë me kokainë dhe do të dëbohen nga ushtria sapo të përfundojnë dënimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco