KE kërkon që Britania të respektoi ligjin ndërkombëtar, çdo gjë tjetër paraqet rrezik

KE kërkon që Britania të respektoi ligjin ndërkombëtar, çdo gjë tjetër paraqet rrezik

09:45, 08/09/2020
A+ Aa A-

Besimi i Bashkimit Europian ndaj kryeministrit Britanik, Boris Johnson është në rënie pas kërcënimeve të fundit që, ‘BE ka afat deri në 15 tetor për të nënshkruar një marrëveshje me Britaninë ose në të kundërt do të largohet pa marrëveshje.’

Në pragun e rifillimit të negociatave në Londër ka reaguar Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e cila kërkoi që Britania të respektoi ligjin ndërkombëtar.

"Unë besoj në qeverinë britanike për të zbatuar marrëveshjen e tërheqjes, një detyrim sipas ligjit ndërkombëtar dhe parakusht për çdo partneritet në të ardhmen. Protokolli mbi Irlandën e Veriut është thelbësore për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin në ishull por edhe integritetin e një tregu të vetëm,” - postoi Von der Leyen në Tëitter.

Dy pikat kryesore ku Britania dhe BE-ja nuk kanë gjetur akoma një marrëveshje janë , çështja e peshkimit dhe ndihmës shtetërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco