Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Ish-zyrtari amerikan: ‘Trump nuk shkoi për shkak të motit dhe jo përbuzjes për ushtarët e vrarë në Francë’

Ish-zyrtari amerikan: ‘Trump nuk shkoi për shkak të motit dhe jo përbuzjes për ushtarët e vrarë në Francë’

09:14, 08/09/2020
A+ Aa A-

Ish-këshilltari sigurimit në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton ka reaguar sa i përket spekulimeve të fundit që presidenti amerikan Trump ka refuzuar të vizitojë varrezën me ushtarët e rënë në Luftën e Dytë Botërore të zhvilluar në Francë me pretendimin se ata janë humbës.

“ Tezat e fundit nga ‘The Atlantic’ që presidenti Trump nuk ka pranuar të kryej nderime te varrezat e ushtarëve të rënë në Luftën e Dytë botërore pasi ata janë humbës nuk është i vërtetë,”- tha Bolton

Ish-këshilltari shtoi se arsyeja e anullimit të udhëtimit ishte për shkaqe atmosferike.

“Presidenti anuloi udhëtimin e planifikuar në 2018 në varrezat e Aisne-Marne ku prehen ushtarët amerikanë të vrarë në Francë për shkak të motit dhe jo përbuzjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco