India ia kalon Brazilit për rastet me COVID-19

India ia kalon Brazilit për rastet me COVID-19

08:15, 07/09/2020
A+ Aa A-

India ka regjistruar më shumë se 90,000 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e tejkaluar në total Brazilin.

Vendi tani ka numrin e dytë më të madh të rasteve të konfirmuara në botë, 4,204,613. India ka raportuar 71,642 vdekje, renditur e treta më e larta në botë.

Rritja e infeksioneve të raportuara ka ardhur kryesisht nga pesë shtete.

Rritja vjen ndërsa qeveria vazhdon të heqë kufizimet në përpjekje për të nxitur një ekonomi që humbi miliona vende pune kur virusi goditi në Mars.

Për shtatë ditët e fundit, infeksioni në Indi ka ecur me galop, me një shtim prej më shumë se 75,000 infeksionesh ditore.

Më shumë se 60% e rasteve aktive vijnë nga shtete si Andhra Pradesh, Tamil Nadu, Karnataka, Maharashtra dhe Uttar Pradesh, shteti më i populluar i Indisë.

Rastet kanë filluar gjithashtu të rriten në kryeqytetin Delhi, gjithashtu, me më shumë se 3,200 infeksione të regjistruara të dielën, më të lartat në qytet në më shumë se dy muaj.

Një shtim i rasteve me Covid-19 në shumë zona rurale ka çuar gjithashtu në një rritje të numrave.

Virusi ka goditur një tribu në ishujt Andamans të Indisë, me 10 anëtarë që kanë rezultuar pozitiv gjatë muajit të kaluar.

Rritja e rasteve është gjithashtu pjesërisht një reflektim i testimit në rritje - numri i testeve ditore të kryera në të gjithë vendin është rritur në më shumë se një milion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco