Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Shpërthimi në Bejrut: Zbehen shpresat për gjetjen e njeriut që dukej se i rrihte zemra ende

Shpërthimi në Bejrut: Zbehen shpresat për gjetjen e njeriut që dukej se i rrihte zemra ende

11:41, 05/09/2020
A+ Aa A-

Shpresat po zbehen në Bejrut se dikush mund të gjendej nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar gjatë shpërthimit  muajit të kaluar, pas dy ditësh përpjekjesh kërkimi.

Punëtorët e shpëtimit filluan të kontrollojnë në rrënoja pasi pajisjet e sensorit zbuluan shenja të mundshme të jetës.

Por ekipet e shpëtimit kilian e mbyllën edhe ditën e dytë të kërkimit pa ndonjë rezultat.

Bejruti mbajti një minutë heshtje të premten për të përkujtuar një mujorin e shpërthimit, që vrau gati 200 persona.

Mijëra të tjerë u plagosën nga shpërthimi, i cili ndodhi kur shpërtheu 2,750 ton nitrat amoni.

Përpjekjet e kërkimit filluan pasi një ekip shpëtimi nga Kili tha se kishte zbuluar shenja të mundshme të jetës nën një ndërtesë të shkatërruar të vendosur midis rretheve të banimit të Gemmayze dhe Mar Mikhael.

Shpëtuesit ishin duke ecur nëpër zonë të mërkurën në mbrëmje kur qeni i tyre - i stërvitur për të gjetur trupa - dha një shenjë se kishte një person brenda. Kur u kthyen të enjten, qeni shkoi në të njëjtin vend dhe dha të njëjtën shenjë. Pajisjet speciale të sensorit më pas zbuluan një sinjal pulsues në zonë.

Kreu i ekipit të shpëtimit kilian, Francisco Lermanda, u tha gazetarëve të premten se frymëmarrja e ngadaltë ishte zbuluar nën rrënoja në një thellësi prej 3 metrash.

Shpëtuesit hapën tre tunele në përpjekje për të arritur në vendin ku dëgjohej pulsi, tha ai.

Por, shtoi ai, ishte shumë shpejt për të ditur nëse dikush ishte "gjallë apo i vdekur" nën mbeturinat.

Më herët të premten, koordinatori i shpëtimit Nicholas Saade i tha agjencisë së lajmeve AFP se pulsi ishte ngadalësuar ndjeshëm që nga dita e mëparshme. Gazetarët në vendngjarje thanë se testi më i fundit nuk zbuloi fare sinjale.

Turmat janë mbledhur për të parë përpjekjet e kërkimit, duke shpresuar për një mrekulli.

Mohamed Houry i tha Reuters se ai shpresonte që dikush të ishte gjallë, por, edhe nëse vetëm trupat do të zbuloheshin, "eshte e rëndësishme që familjet e tyre të mund të gjejnë paqe".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco