Facebook ndalon reklamat e reja politike pak para zgjedhjeve në SHBA

Facebook ndalon reklamat e reja politike pak para zgjedhjeve në SHBA

13:31, 04/09/2020
A+ Aa A-

Facebook njoftoi të enjten (03 Shtator) se do të ndalojë pranimin e reklamave të reja politike një javë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA në nëntor.

 Rrjeti më i madh social gjithashtu tha se po krijonte një etiketë për postimet nga kandidatët ose fushatat që përpiqen të pretendojnë fitoren para se rezultatet e zgjedhjeve të jenë zyrtare .

Shefi Ekzekutiv Mark Zuckerberg në një postim në Facebook njoftoi ndryshimet, Zuckerberg ishte i shqetësuar në lidhje me sfidat unike që votuesit do të përballen për shkak të pandemisë së Covid-19, e cila ka nxitur një rritje të votimit me postë.

 Zuckerberg tha se për shkak të pamjaftueshmërisë së kohës për t’iu përgjigjur pretendimeve një javë para zgjedhjeve, rrjeti social nuk do të lejojë reklamat politike, ndërkohë që nëse ndonjë kandidat ose ekipi i tij shpall fitoren para daljes së rezultateve, atëherë postimi i tij do të etiketohet me paralajmërim se rezultatet ende nuk janë publikuar.

View this post on Instagram

Facebook njoftoi të enjten (03 Shtator) se do të ndalojë pranimin e reklamave të reja politike një javë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA në nëntor. Rrjeti më i madh social gjithashtu tha se po krijonte një etiketë për postimet nga kandidatët ose fushatat që përpiqen të pretendojnë fitoren para se rezultatet e zgjedhjeve të jenë zyrtare . Shefi Ekzekutiv Mark Zuckerberg në një postim në Facebook njoftoi ndryshimet, Zuckerberg ishte i shqetësuar në lidhje me sfidat unike që votuesit do të përballen për shkak të pandemisë së Covid-19, e cila ka nxitur një rritje të votimit me postë. Zuckerberg tha se për shkak të pamjaftueshmërisë së kohës për t’iu përgjigjur pretendimeve një javë para zgjedhjeve, rrjeti social nuk do të lejojë reklamat politike, ndërkohë që nëse ndonjë kandidat ose ekipi i tij shpall fitoren para daljes së rezultateve, atëherë postimi i tij do të etiketohet me paralajmërim se rezultatet ende nuk janë publikuar. ... #SyriTv #LajmeSyri #Facebook #MarkZuckerberg

A post shared by SYRI (@syri.tv) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco