A mban ky lumë çelësin e jetës në Mars?

A mban ky lumë çelësin e jetës në Mars?

12:25, 04/09/2020
A+ Aa A-

Lumi Rio Tinto me ngjyrë të kuqe në Spanjë është një vend surreal dhe shkencëtarët mendojnë që këtu mundet të zhbllokojmë sekretet për të gjetur jetë thellë nën tokën e planetit Mars.

Lumi i kuq i cili kalon afër qytetit të Sevillas në malet e Sierra Morena në Andaluzi ka një ngjyre shumë të vecantë dhe shumë historianë gjithashtu e konsiderojnë atë një nga vendet e lindjes së epokës së bakrit dhe bronzit, pasi Iberianët e Hershëm, Fenikasit, Grekët dhe Romakët zhvilluan kërkime në lumë për bakër, ar dhe argjend qysh në 3000 pes. Minierat lokale përfunduan vetëm në 2001, dhe për vite me radhë, ngjyra e çuditshme e ujit besohej të ishte rezultat i rrjedhës së ndotjes nga vitet e gërmimeve në shkallë të gjerë.

Megjithatë kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar se burimi i pamjes së ngjashme me Martianin e lumit është për shkak të përbërjes së tij kimike unike acidike. Jarosite, një sulfat hekuri dhe kaliumi, ka kohë që dihet se ekziston në sasi të mëdha thellë në këtë pjesë të nëntokës së lumit, dhe në vitet e fundit, minerali u zbulua gjithashtu në Mars. Për më tepër, Planeti i Kuq dhe Lumi i Kuq gjithashtu të dy përmbajnë sasi të mëdha të gazit metan, duke bërë që shkencëtarët të konkludojnë se nëse do të kishte ujë në Mars, ai ndoshta do të dukej shumë si Río Tinto.

Si rezultat, astrobiologët kanë filluar ta trajtojnë Río Tinto si një laborator natyral për të provuar teknikat që astronautët mund të përdorin në identifikimin e jetës marsiane. Duke gërmuar thellë nën bazën acidike të lumit, shkencëtarët kanë gjetur një larmi bakteresh dhe mikroorganizmash, duke bërë që ekspertët të deklarojnë me besim se çdo formë e jetës në Mars ka të ngjarë të gjendet thellë nën tokë.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco