Shefi i OBSH: Pandemia nuk solli vetëm një falimentim global ekonomik, por edhe moral!

Shefi i OBSH: Pandemia nuk solli vetëm një falimentim global ekonomik, por edhe moral!

12:05, 04/09/2020
A+ Aa A-

Ata janë ndër viktimat më të mëdha të koronavirusit, megjithatë njerëzit e moshuar vazhdojnë të pushohen nga puna, me gjithë provat në rritje të efekteve shkatërruese që pandemia ka pasur mbi ta.

Në fillim të kësaj jave, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ai kishte dëgjuar njerëz që përshkruanin nivele të larta vdekjeje nga Covid-19 midis njerëzve të moshuar si “mirë”.

“Jo, kur të moshuarit po vdesin nuk është mirë. Ashtë një falimentim moral,” tha ai në një konferencë shtypi. “Çdo jetë, qoftë e re apo e vjetër, është e çmuar dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për ta shpëtuar atë.”

Shifrat e OBSH-së nga java e kaluar tregojnë se pothuajse 88% e të gjitha vdekjeve në Europë ishin midis njerëzve të moshës 65 vjeç e lart. Dhe pothuajse gjysma e të gjitha vdekjeve të lidhura me Covid-19 globalisht kanë ndodhur në shtëpitë e kujdesit ose azileve, sipas rrjetit Long-Term Care Covid (LTÇovid) në London School of Economics.

Por, përkundër një numri të madh të të moshuarve që vdesin nga koronavirusi – dhe një rënie e ndjeshme të cilësisë së jetës së shumë prej atyre që u detyruan të vetë-izolohen – përgjigja globale ndaj rreziqeve me të cilat përballen në epokën e Covid-19 ka qenë shpesh e ‘ftohtë’.(CNN/Scan)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco